Berisha për rrëzimin e helikopterit: Të verifikohet nga parlamenti, mund të jetë krim shtetëror!

Lajme

07/04/2016 10:14

Ish kryeministri Sali Berisha reagoi për dyshimet se helikopteri që u rrëzua një ditë më parë në Shkodër, mund të ishte duke transportuar mermer për një ndërtim privat të Mimi Kodhelit në Vermosh. Berisha përmend statusin e gazetarit të A1

Reporteri që denoncoi këtë fakt më pas u detyrua të heqë statusin nga rrjetet sociale. Ish kryeministri kërkon një komision verifikimi nga parlamenti dhe i bën thirrje presidentit të shfrytezojë të gjithë kompetencat e tij për të verifikuar rrethanat dhe shkakun e kësaj tragjedie.