Berisha pas goditjes me grusht: Poshtë Rama, rroftë opozita

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas sulmit ndaj tij, është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër. “Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha. Sali Berisha sot është goditur me grusht nga një protestues që ndodhej pranë tij. Ndërkohë, shumë protestues i janë…

Lajme

06/12/2022 13:02

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas sulmit ndaj tij, është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.

Sali Berisha sot është goditur me grusht nga një protestues që ndodhej pranë tij. Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit, i cili ka goditur me grusht Berishën. Ata e kanë sulmuar për disa minuta me grushte dhe shqelma dhe nuk dihet gjendja e tij. Më pas, ai është shoqëruar nga efektivët e policisë.