Berisha paralajmëron protestën e radhës: Më 22 mars të gjithë në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetësit e opozitës nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë. Duke folur para selisë blu, Berisha u shpreh se duhet të vazhdojnë “kryengritjen e tyre paqësore” gjer në fitoren përfundimtare. “Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E…

Lajme

12/03/2026 13:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetësit e opozitës nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë.

Duke folur para selisë blu, Berisha u shpreh se duhet të vazhdojnë “kryengritjen e tyre paqësore” gjer në fitoren përfundimtare.

“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.