Berisha: Nuk ndikohemi nga presioni, kemi një ëndërr për të realizuar

17:42 | 13 Nentor 2019

Valon Berisha ka thënë se presioni i madh i kësaj ndeshje nuk do të ndikojë te Kombëtarja e Kosovës.

Sipas mesfushorit, lojtarët e Kosovës në kokë kanë vetëm mundësinë e kualifikimit në Euro 2020.

Për Berishën, Kosova dëshiron të realizojë ëndrrën, dhe nuk do të ndikohet nga presioni.

“Presioni nuk do të ndikojë te ne, ne duam të realizojmë ëndrrën”, ka deklaruar Berisha.

“Ne e kemi një mundësi të madhe, dhe vetëm për atë do të mendojmë”./Lajmi.net/