Berisha në prezantim te skuadra gjermane tregon pse vendosi të vesh fanellën e Kosovës

Valon Berisha i ka dhënë fund aventurës te Lazio, duke u huazuar në Bundesligë te Fortuna Dusseldorf.

Sport

30/01/2020 13:00

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, ka nënshkruar për gjashtë muaj me skuadrën gjermane, e cila mban të drejtën e transferimit të tij të përhershëm në fund të sezonit.

Berisha tashmë ka dhënë intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, ku ka folur edhe për ardhjen te Kombëtarja e Kosovës në vitin 2016, duke u larguar nga Norvegjia.

“Kam luajtur në grupmoshat e reja të Norvegjisë dhe kam debutuar për kombëtaren A në 2012-en. Mirëpo, kur Kosova u bë anëtare e UEFA dhe FIFA, isha në gjendje të zgjedhja në mes të dyjave”, ka deklaruar Berisha.

“Isha shumë krenar që m’u ofrua mundësia të luaja për Norvegjinë, për vendin në të cilin jam rritur, por dëshiroja ta përfaqësoja familjen time dhe paraardhësit e mi. Prandaj zgjodha Kosovën”./Lajmi.net/