Berisha mbërrin sot në Itali, nënshkruan me klubin e ri

Valon Berisha do të jetë futbollist i ri i Lazios.

Sport

29/06/2018 07:34

Valon Berisha sot pritet të mbërrijë në Itali për të zyrtarizuar transferimin te klubi i ri.

“Sky Sport” raporton se ylli i Salzburgut dhe Përfaqësueses së Kosovës do të jetë futbollist i ri i Lazios.

Klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 7.5 milionë euro për kalimin e tij te skuadra nga Stadio Olimpico, përcjell “lajmi.net”.

Mes të shtunës e deri të hënën, do të realizohen testet mjekësore për nënshkrimin e kontratës për këtë aventurë të re për Berishën. /Lajmi.net/