Berisha ka një mesazh për tifozët shqiptarë

Etrit Berisha u ka bërë thirrje tifozëve shqiptare dhe ekipit që sa më parë ta harrojnë humbjen nga Portugalia dhe të mendojnë për ndeshjet e ardhshme.

Sport

08/09/2015 08:59

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha nuk e fsheh dëshpërimin e madh pas humbjes nga Portugalia me rezultat 1:0.

Por, ai u ka bërë thirrje tifozëve shqiptare dhe ekipit që sa më parë ta harrojnë humbjen nga Portugalia dhe të mendojnë për ndeshjet e ardhshme.

“Goli i pësuar nuk ishte punë fati, ishte një situatë ku nuk ishim të përqendruar sa duhet dhe skuadra të mëdha si Portugalia dinë t’i shfrytëzojnë ato”, deklaroi ai.

“Më shumë më dhemb sepse na ka ndodhur edhe më parë, por ne duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të fillojmë të mendojmë për sfidat që na presin”, u shpreh Berisha.