Berisha: Ja çfarë na ndodhë nëse nuk fitojmë ndaj Izraelit

Etrit Berisha me “laps në dorë” për dy takimet e fundit në Nations League. Portieri kuqezi, i cili luajti titullar në miqësoren me Jordaninë, e ka të qartë se çfarëdo rezultati të marrë Shqipëria në transfertë me Izraelin, do t’i duhet patjetër fitorja me Skocinë në takimin e fundit, që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Sport

13/10/2018 09:17

“Mundësitë ekzistojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak”, ka deklaruar Berisha.

Fitorja e Izraelit me Skocinë: E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi. Ne e njohim pak a shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme. Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja vendimtare do të jetë me Skocinë.

Qëndrimi tek Atalanta: Kisha mendjen të luaja në Eurpa League. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën. Jo gjithçka ka shkuar siç duhet , por jam i përqendruar. Në stol tek Atalanta? Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jam i qetë. Besoj se do të kthehem shpejt.”

Të rinjtë në kombëtare: Momentalisht ka shumë prurje. Është e vështirë për ne jemi në skuadër që të flasim. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shpejt, sepse ka pak ndeshje miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt.