Berisha ikën nga Parlamenti po nuk i faktoi akuzat ndaj Ramës

Ish kryeministri dhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sfidoi kreun e qeverisë dhe PS-së, Edi Rama, se do të faktojë me anë të një komisioni hetimor të Kuvendit akuzat e PD-së për lidhjen e kryeministrit me mafien, në të kundërtën ai do të largohej përgjithmonë nga Parlamenti.

Lajme

29/05/2014 21:48

Berisha u zotua se disponon prova dhe fakte të cilat do t’i bëjë publike në komisionin hetimor dhe më pas do t’i dërgojë ato në Prokurori. Por, deklarata e Berishës nuk u pranua nga kryekuvendari, Ilir

\”Ta mban? Krijo komision hetimor parlamentar. Në qoftë se unë para shqiptarëve nuk nxjerr në dritën e diellit lidhjet e tua për atë çka të akuzoj, unë nuk shkel më në këtë Parlament. Kjo është e tëra. Ti ikën nga e vërteta si djalli nga temjani\”, i tha Berisha Edi Ramës.

Meta ka ironizuar duke thënë se nëse do të largohej Berisha nga Parlamenti, atëherë edhe ai do të largohej bashkë me të.

\”Jo këtë nuk ta pranoj. Këtë nuk ta pranoj. Jo, jo po ikët ju do iki edhe unë nga Parlamenti pastaj. Ky është betim që nuk pranohet\”, u shpreh Meta.

Rama, ndërkaq, kërkoi nga ish kreu i demokratëve që akuzat e tij t’i depozitojë në Prokurori dhe gjatë gjithë këtyre viteve ndaj Ramës janë ngritur tre komisione hetimore.

\”Tre komisione hetimore ke bërë ekzaktësisht si gjyqet e komunizmit, të ngremë një gjyq, të ngremë akuzat dhe të provojmë përmes akuzave se ky apo ai është fajtor. Po ça është kjo që bën ti këtu çdo të enjte, nuk është komision hetimor ky? Ça do bësh më shumë ti me një komision hetimor se ç’ke bërë tre herë rresht, apo seç bën këtu çdo të enjte që çohesh, akuzon, akuzon, akuzon. Jo zotëri, e ke Prokurorinë në dispozicion, janë gati, shko zotëri në Prokurori. Po bëhu njëherë burrë dhe pranoje që s\’ke asnjë provë për gjërat që flet\”, ia ktheu Rama Berishës.

Replikat mes tyre kanë vijuar përgjatë gjithë seancës parlamentare, në akuza dhe kundërakuza për lidhjet me krimin dhe trafiqet e drogës.

(KosovaPress)