Berisha i pakënaqur me paraqitjen e Gjermanisë: Duhet të punojmë shumë

Mërgim Berisha u ftua nga Kombëtarja e Gjermanisë për dy ndeshje miqësore të muajit mars. Sulmuesi i Augsburgut nuk u nda i kënaqur me humbjen e Gjermanisë në miqësore ndaj Belgjikës, shkruan Lajmi.net Por nuk ishte i kënaqur as me paraqitjen e tij në këto dy ndeshje. “Ditë intensive në Kombëtaren e Gjermanisë. Shumë eksperienca…

Sport

30/03/2023 10:40

Mërgim Berisha u ftua nga Kombëtarja e Gjermanisë për dy ndeshje miqësore të muajit mars.

Sulmuesi i Augsburgut nuk u nda i kënaqur me humbjen e Gjermanisë në miqësore ndaj Belgjikës, shkruan Lajmi.net

Por nuk ishte i kënaqur as me paraqitjen e tij në këto dy ndeshje.

“Ditë intensive në Kombëtaren e Gjermanisë. Shumë eksperienca të reja. Nuk jemi të kënaqur me dje, por vazhdojmë të punojmë”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale

24-vjeçari ka zhvilluar 19 paraqitje në Bundesliga këtë sezon, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asiste./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mergim Berisha (@mergimberisha37)