Berisha: E treguam fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë

Mesfushori kosovar, Valon Berisha ka folur pas fitores së madhe ndaj Qipros.

Sport

02/06/2022 20:36

Kosova arriti fitore të madhe ndaj Qipros, pasi i mposhti 2:0.

Protagonist në ketë ndeshje ishin Valon Berisha dhe Edon Zhegrova me nga një gol.

Ishte Valoni që pas ndeshjes tha se fytyrën e vërtetë dardanët e treguan në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Valon Berisha tha se janë të kënaqur që arritën ta tregonin fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë

“Nuk arrinim ta rikuperonim topin në pjesën e parë. Në të dytën kemi qëndruar në pozitat tona. Kemi pasur raste. Jemi shumë të kënaqur që treguam fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë”, tha Berisha, përcjell lajmi.net.

Kështu Kosova me këtë fitore gjenden në vendin e parë në ligën C, në grupin e dytë./Lajmi.net/