Berisha dhe Sejdiu shijojnë drekë të përbashkët
Sali Berisha dhe Fatmir Sejdiu kanë ndarë një drekë së bashku, të hënën. Ish Kryeministri i Shqipërisë dhe Ish Presidenti i Kosovës kanë diskutuar zhvillimet politike të të dyja vendeve.

Lajme
Sali Berisha vazhdon të jetë aktiv me takime, deklarata politike, reflektime dhe kritika, si dhe me postime në llogarinë e tij në Facbook, edhe pse në zgjedhjet e fundit qytetarët shqiptarë e pensionuan me votën e tyre.
Ish Kryeministri i Shqipërisë ka takuar të hënën Ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili, po ashtu, vazhdon të jetë i pranishëm në opinion dhe në kërkim të rikthimit të tij aktiv në skenën politike.
“Te dashur miq, dje pata kënaqësinë të drekoj së bashku me ish Presidentin e Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu, mik i imi i kahershëm. Gjate drekës diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, proceset integruese të shqiptareve!”, ka shkruar Sali Berisha në Facebook.
Ai, po ashtu, ka postuar fotot e këtij takimi.