“Berisha dhe Kryeziu, mungesa të mëdha për Kosovën”

Ish trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë mungesa të mëdha për ‘Dardanët’.

Sport

19/03/2019 09:15

Kosova më 21 dhe 25 mars, zhvillon dy ndeshje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Danimarka në një ndeshje miqësore viziton Kosovën, ndërsa pas katër ditëve, skuadra e Challandes takohet me Bullgarinë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Valon Berisha është konfirmuar si mungesë për Kosovën në këto dy ndeshje, ndërsa në dyshime është Hekuran Kryeziu, i cili është lënduar në ndeshjen e fundit te Zurich.

“Dy lojtarë të rëndësishëm, jo vetëm për nga aspekti profesional por edhe nga lidershipi. Më kujtohet rasti i Valonit, kur ka ardhur ka qenë 23 vjeçar ishte një prej lojtarëve më të vjetër që e kemi pas.

“Valoni ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë. Edhe Hekurani e ka një lëndim dhe sipas informacioneve që kam, ende është në dyshim. Ndoshta me Bullgarinë mund të vijë” deklaroi Bunjaki në Dueli Sportiv./Lajmi.net/