Berisha debuton me humbje te Lecce, Ramadani i pazëvendësueshëm në Kupën e Italisë

Lecce e dyshes shqiptare, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ka pësuar disfatë në Kupën e Italisë nga Parma. Lecce pësoi 2:4 nga Parma në takimin e fazës 1/16 të finales në Kupën italiane, shkruan lajmi.net. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ishte titullar për Leccen dhe u paraqit për 90 minuta. Ndërkohë nga minuta e…

Sport

01/11/2023 20:20

Lecce e dyshes shqiptare, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ka pësuar disfatë në Kupën e Italisë nga Parma.

Lecce pësoi 2:4 nga Parma në takimin e fazës 1/16 të finales në Kupën italiane, shkruan lajmi.net.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ishte titullar për Leccen dhe u paraqit për 90 minuta.

Ndërkohë nga minuta e parë debutoi me Leccen edhe Medon Berisha, mesfushori shqiptar që regjistroi gjithashtu një 90 minutësh të plotë.

20-vjeçari shqiptar është pjesë e Lecces nga vera e vitit 2022, fillimisht në grupmoshën U19 e më pas edhe në atë A.

Kësisoj, me këtë disfatë, Lecce përfundon këtu rrugëtimin në Kupën e Italisë./Lajmi.net/