Berisha: Çika e Kosovës, Dua Lipa ngjitet në zenitin e suksesit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa pas triumfit të saj në “Grammy”.

Lajme

11/02/2019 15:04

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar yllin e muzikës pop me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Dua Lipa mbrëmë triumfoi në “Grammy”, kështu duke i rrëmbyer dy çmime, atë për këngën më të mirë në zhanrin dance si dhe artistja më e mirë e re, shkruan lajmi.net.

“Miq, superylli botëror i Pop-it, çika e Kosovës, Dua Lipa ngjitet në zenitin e suksesit”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Nje urim per superyllin boteror Te Pop-it, Dua Lipa!

Miq, superylli boteror i Pop-it, çika e Kosoves, Dua Lipa ngjitet ne zenitin e suksesit.

Ajo mbreme fitoi çmimin Grammy, shpallet “Artistja e re me e Mire Vitit”! Por nata e ceremonise vjetore te Çmimeve Grammy ishte e magjishme per Duan, ajo fitoi dhe çmimin “Best Dance Recording”.

Urimet me te perzemerta per Duan!. /Lajmi.net/