Berisha blindon Lazion
Lazio barazoi 0:0 në udhëtim te Bologna, në kuadër të xhiros së 19’të në Serie A. Portieri kosovar, Etrit Berisha doli i pamposhtur edhe në paraqitjen e tij të dytë të njëpasnjëshme si titullar elitën e futbollit italian. Reprezentuesi shqiptar sërish zuri vend në formacionin bazë të trajnerit Edy Reja dhe edhe njëherë tjetër e…

Sport
Lazio barazoi 0:0 në udhëtim te Bologna, në kuadër të xhiros së 19’të në Serie A.
Portieri kosovar, Etrit Berisha doli i pamposhtur edhe në paraqitjen e tij të dytë të njëpasnjëshme si titullar elitën e futbollit italian.
Reprezentuesi shqiptar sërish zuri vend në formacionin bazë të trajnerit Edy Reja dhe edhe njëherë tjetër e shpagoi besimin e strategut italian.
Berisha – me vetëm dy paraqitje këtë edicion në Serie A – ka arritur të bëjë atë që nuk e ka realizuar portieri i parë Federico Marchetti.
24-vjeçari e ruajti të pamposhtur portën e Lazios për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme, hera e parë deri më tani gjatë këtij sezoni. Lazio ka 24 pikë dhe gjendet në pozitën e nëntë.