Bëri shqiponjën në Rusi, kaq ka kushtuar kjo veshje e Era Istrefit

Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi bëri mbylljen e natës finale të Kampionatit Botëror "Russia 2018".

ShowBiz

27/07/2018 18:10

Ajo së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam performuan në mes të Rusisë me këngën zyrtare të Botërorit “Live it up”, shkruan lajmi net.

Pas performancës së shkëlqyer, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte momenti kur Era bëri shqiponjën në stadiumin ‘Luzhniki’.

Në ato çaste Istrefi kishte të veshur një palë pantollona të kaltër dhe një bluzë të verdhë, që simbolizonin flamurin e Kosovës.

E kjo veshje e Erës sipas faqes “What they wearin”, ka kushtuar hiç më pak se 1370 euro. /Lajmi.net/