Bëri operacion plastik? Demi Moore nuk njihet në sfilatën e “Fendi”

Demi Moore, 58 vjeçe, ndez thashethemet e operacionit plastik pasi dukej ‘e panjohur dhe asgjë si vetja’ në sfilatën e Fendi.

ShowBiz

28/01/2021 23:40

Demi Moore ndezi thashethemet e operacionit plastik ndërsa goditi pistën e “Fendi” duke u dukur e panjohur, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Fansat besuan se 58-vjeçarja kishte bërë punë pasi u shfaq në Javën e Modës në Paris të mërkurën.

Aktorja tronditi fansat kur u shfaq në pararelë me një xhaketë dhe pantallona të gjera, të kombinuara me atë ngjyrë, të shoqëruar edhe me vathë.

Ndërsa bën debutimin e saj në pistë, shumë njerëz vunë re se ajo duket ndryshe dhe mollëzat e saj u dukën shumë si më parë.

Fansat në Twitter diskutuan pamjen e re të Demit, një prej tyre shkruan “Nuk i ngjan asgjë si Demi Moore. Dhe nëse është Demi Moore, ajo që i bëri kirurgu asaj është një shaka”.

Një tjetër pyeti “Çfarë i bëri Demi Moore fytyrës së saj?!?!”.

Krahas një fotografie të aktores, një përdorues tjetër i Twitter shkroi: “Ummmm… Çfarë dreqi ndodhi me fytyrën e Demi Moore? (Unë e di se është rezultat i një operacioni kozmetik gjatë gjithë jetës, por, seriozisht… çfarë dreqi).”

Të shumta ishin komentet e tilla drejtuar Moore. /Lajmi.net/