Bëri një ndryshim në pamje, Eleni Foureira paralajmëron këngën e re

Eleni Foureira ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

17/01/2020 20:02

Eleni Foureira ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën tregoi ndryshimin që ka bërë në pamje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte prerë flokët shkurt dhe i kishte ngjyrosur, e me këtë ndryshim ajo paralajmëroi projektin e ri muzikor.

Eleni nuk preferoi të japë më shumë detaje, por bëri të ditur se kënga e saj e re do të publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se Eleni në dhjetor ishte e pranishme në “Festivalin e Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7bgxUpgk4R/