Berbatov: Sancho do ta bënte Man Unitedin më të fortë

Dimitar Berbatov ka bërë disa komente lidhur me transferimin e mundshëm të Jadon Sancho te Manchester United.

Sport

14/02/2020 19:00

Sancho është një nga lojtarët më të përmendur së fundmi, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, gjatë verës së ardhshme.

Manchester United është një nga skuadrat e interesuara për lojtarin, dhe Berbatov beson se Sancho do t’i përforconte shumë ‘Djajtë e kuq’.

“Për mua, ai ka nevojë të luajë, ai duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe kjo më surprizon pse ai dëshiron të largohet, pasi Dortmund i dha atij mundësinë si lojtar” ka thënë Berbatov, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, do të doja ta shihja atë në ‘Old Trafford’. Do t’i bënte ata më të fuqishëm, më të shpejtë” ka shtuar ish anëtari i Man United.

Për shërbimet e Sancho, Manchester United do të duhet të paguajnë më shumë se 100 milionë funte. /Lajmi.net/