Berbatov: Këta tre yje mund të imitojnë Ronaldon dhe Messin

Dimitar Berbatov ka përmendur Neymar, Kylian Mbappe dhe Mason Greenwood si lojtar që mund potencialisht të emitojnë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në të ardhmen.

Sport

08/07/2020 16:54

Dyshja së bashku kanë fituar 11 Topa të Artë, dhe konsiderohen si dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, ndërsa tani që kanë kaluar moshën 30 vjeçare, karriera e tyre po shkon drejt fundit.

“Të premten, do të bëhen dy vite që nga koha kur ish bashkëlojtari im, Cristiano Ronaldo, nënshkroi për Juventusin”, ka deklaruar Berbatov, përcjell lajmi.net.

“Askush nuk mund të thotë se Cristiano nuk ka qenë i jashtëzakonshëm në Itali, veçanërisht duke konsideruar moshën e tij. Ai është 35 vjeçar tani, shumë lojtarë do të pësonin rënie në këto nivele, por ai akoma po bën gjëra të paimagjinueshme”.

“Ai kujdeset shumë mirë për veten, ndoshta më mirë se çka bërë më parë, sepse në në moshën e tij duhet të punosh shumë për të qëndruar në gjendje të mirë”.

“Messi dhe Ronaldo, ne duhet të thesarojmë ata. Ata kanë qenë më shumë se të veçantë”.

“Ne kemi Neymarin, Mbappe dhe Greenwood dhe lojtarë të tjerë të rinj që shpresojmë të arrijmë kulmin e Ronaldos dhe Messit, aq e pabesueshme sa mund të duket kjo”./Lajmi.net/