Berbatov i bindur se Bullgaria do ta mund Kosovën

Legjenda e futbollit bullgar, Dimitar Berbatov është i bindur në fitores e sontme ndaj Kosovës.

Sport

10/06/2019 17:42

Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Manchester United me shumë gjasa do të jetë i pranishëm në stadiumin nacional ‘Vasil Levski’ për të mbështetur nga afër kombëtaren e tij.

Berbatov, i cili mban rekordin e paraqitjeve me Bullgarinë me 78 sosh dhe duke shënuar 48 gola, ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet se gjendet në Sofje, në vendin ku edhe do të zhvillohet ndeshja e sontme, transmeton lajmi.net.

“Njerëz, përshëndetje nga kryeqyteti i Bullgarisë, Sofje”.

“Java është duke filluar fuqishëm, kështu që le të fitojmë sonte”, tha në videon e publikuar ai.

Kosova përballet me Bullgarinë sonte në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Euro 2020, ku në dy ndeshjet e para ‘Dardanët’ tubojnë dy pikë. /Lajmi.net/