Berbatov flet për skandalet në Bullgari: E turpshme, të gjithë duhet dënuar

Legjenda bullgare e futbollit, Dimitar Berbatov, ka komentuar skandalet e fundit të ndodhura në Bullgari.

Sport

17/10/2019 23:56

Ndeshja Bullgari – Angli u përcoll me shumë fyerje raciste ndaj lojtarëve mysafirë, duke bërë që edhe UEFA të marrë masa të rrepta ndaj bullgarëve.

Por, përveç shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, një reagim ka ardhur edhe nga Dimitar Berbatov, i cili ka shprehur mendimin se racistët duhet të dënohen me mos mundësi të paraqitjes në stadium përjetë.

“Në secilin vend ka njerëz të ligë. Kështu kishte edhe në stadiumin tonë, në ndeshjen kundër Anglisë” ka thënë Berbatov për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.

“Kishte njerëz që ishin aty vetëm për të provokuar. Këta njerëz nuk e meritojnë të shkojnë në ndeshje futbolli dhe sipas meje atyre duhet ndaluar përjetë paraqitja në stadium, në të gjitha sportet” ka shtuar tutje Berba.

“Shpresoj që qeveria bullgare të kryej punën e saj dhe t’i dënojë ata. Ndihem i turpëruar” tha ish anëtari i Tottenham e Man Utd.

Anglia ka kaluar nëpër të njëjtat telashe edhe në ndeshjen ndaj Malit të Zi, në Podgoricë. /Lajmi.net/