Berardi ‘sakaton’ Milanin
Milani e pësoi humbjen e parë në vitin 2014, të shtatën këtë edicion në Serie A, pas 19’të xhirosh. Rossonerët u mposhtën 4:3 në udhëtim nga Sassuolo, ose më mirë të themi nga sulmuesi i talentuar Domenico Berardi i cili realizoi të gjithë golat tek skuadra fituese, e promovuar këtë edicion në elitë. Mysafirët e…
Sport
Milani e pësoi humbjen e parë në vitin 2014, të shtatën këtë edicion në Serie A, pas 19’të xhirosh.
Rossonerët u mposhtën 4:3 në udhëtim nga Sassuolo, ose më mirë të themi nga sulmuesi i talentuar Domenico Berardi i cili realizoi të gjithë golat tek skuadra fituese, e promovuar këtë edicion në elitë.
Mysafirët e nisën mbarë ndeshjen. Robinho shënoi pas nëntë minutash lojë kurse Mario Balotelli e dyfishoi epërsinë e Milanit vetëm disa minuta më vonë.
Mirëpo, në pjesën e mbetur të pjesës së parë Sassuolo arriti të përmbys rezultatin falë het-trikut të Berardit, 19-vjeç, i huazuar nga Juventus. Menjehrë pas intervalit, Berardi realizoi edhe golin e tij të katërt për epërsinë e vendasve 4:2.
Keisuke Honda debutoi tek Milani duke zënë nevdnin e Robinhos në minutën e 65’të.
Dhe, ylli japonez për pak sa nuk e shënoi debutimin e tij me gol kur qëlloi shtyllën me një goditje nga distanca.
Pesë minuta para fundit, Riccardo Montolivo ngushtoi disavantazhin për Milanin, kurse pak çaste më vonë Giampaolo Pazzini qëlloi traversën.
Rossonerët nuk ia dolën që së paku të barazojnë dhe Sassuolo e festoi fitoren e madhe falë Berardit.
Pas kësaj disfate, Milani është i 11’ti me 22 pikë, 30 më pak se lideri Juventus, kurse Sassuolo është i 16’ti me 17 pikë.