BE:’Rama 2’, fokus tek Vetingu anti-kanabisi dhe azilkërkuesit

Brukseli kërkon nga qeveria e re ‘Rama 2’ që të fokusohettek zbatimi i reformës ne drejtësi e në mënyrë specifike tek vetingu.

Lajme

25/08/2017 19:14

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç,thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimitte reformës ne drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.

“Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën eintegrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma.Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dheprocesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhekorrupsionit.

Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundërtrafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edheçështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendetanëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit” tha ajo për Vizion Plus.