Beqiri: Ligji për “Trepçën” nuk është më i miri, por s’ka asgjë të përkyer

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri  thotë se e mbështesin fuqishëm projektligjin për “Trepçën” dhe se për realizimin e tij, ai vlerëson se është bërë një punë shumë e mirë, ndonëse thekson se asgjë nuk është e përkryer.

Lajme

07/10/2016 16:17

“Arsyeshmërinë dhe dobinë për nxjerrjen  e ligji për Trepçën i tha të gjitha kryeminsitri dhe kryetari i komisionit. Më lejoni të them që GP i LDK-së padyshim që e mbështet këtë projektligj.

Dhe i përgëzoj të gjithë ata që janë munduar që të kemi një projektligj për kombinatin tonë që simbolizon shumëçka për shtetin e Kosovës.

Ky projektligj për Trepçën  është një ngjarje e veçantë veçmas për punëtorët e kombinatit Trepça”, tha Beqiri gjatë fjalimit të tij.

Njerëzit sipas tij kanë sakrifikuar shumë në të gjitha etapa e shtet fillimit dhe shtet ndërtimit të Republikës ë Kosovës.

“Edhe projektligjet asnjëherë nuk janë të pëkryera por nga puna që është bërë në këtë punë është bërë maksimumi i të mundshmës që të kemi një projektligj mjaftë të mirë

Vota për projektligjin për Trepçën nuk duhet me nda as me etni as me parti.

Votimi për këtë do të jetë votë e fuqishme dhe shfrytëzoj rastin se jam i bindur se do të mbizotërojë që minatorët e Trepces do ta kenë këtë projektligj”, ka përfunduar ai./lajmi.net