Beqaj tregon se si do të krijohen 200 mijë vende të reja pune

Ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, kathënë se gjatë mandatit të kalur qeverisës, orientimi kryesor i tyre ishte ruajtja e stabilitetit makro-financiar, menaxhimi efikas i parasë publike, zhvillimi i reformave strukturore në ekonomi dhe në ambientin e punës.

Lajme

27/05/2014 09:25

Sa i përket krijimit të 200 mijë vendeve të punës, Beqaj në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se infuzioni i prirë financiar për sektorin privat përmes mekanizmit të fondit të punësimit, pritet që të ndikojë në efektin e krijimit të 150 mijë vendeve të reja të punës.

Kjo përmes rritjes së ndërmarrjeve ekzistuese dhe krijimit të ndërmarrjeve të reja nga të rinjtë me ide të qarta për biznese inovative që krijojnë vende të punës si dhe ndikojnë në stimulimin e prodhimit të brendshëm, ka nënvizuar ai.

Duke folur për përmbushjen e premtimeve nga ana e Qeverisë për mandatin e kaluar qeverisës në fushën e ekonomisë, Beqaj ka thënë se Kosova ka arritur të mbajë një normë pozitive të rritjes ekonomike.

“Duke pasur parasysh krizën ekonomike globale, Kosova ka arritur të mbajë një normë pozitive të rritjes ekonomike në mesatare rreth 4%, një deficit buxhetor brenda rregullës fiskale jo më shumë se 2% të deficitit buxhetor në raport me BPV”, ka thënë ai në “Tribuna”.