Beqaj nuk ja rrit Ahmetit buxhetin
Komuna e Prishtinës edhe këtë vit nuk do të ketë rritje buxhetore. Këtë vendim e ka marr ministri i Financave, Besim Beqaj pasi që ka konstatuar se kjo komunë nuk ka aprovuar buxhetin e saj sipas kërkesave ligjore.
Lajme
Ministri në largim, Besim Beqaj, gjatë ndarjes së buxhetit për vitin 2015, para se të lërë këtë post ka vendosur që kryeqytetin edhe një herë ta lërë pa rritje buxhetore.
Ai ka vendosur që Komuna e Prishtinës të ketë edhe në vitin 2015 shumën e njëjtë të mjeteve sikurse në vitin 2014.
Beqaj ka treguar se 5 komunave nuk i është aprovuar buxheti për vitin 2015, pasi sipas tij, këto komuna nuk e kanë aprovuar buxhetin e tyre në kuvendet komunale sipas kërkesave ligjore. /Zëri.info/