“Beogradi në ujë”, nënshkruhet projekti 3 miliardë eurosh me Emiratet (Foto)

Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë “Eagle Hills” nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje të investimit të përbashkët për projektin "Beogradi në ujë" në vlerë prej mbi 3 miliardë euro.

Lajme

26/04/2015 18:51

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajloviç, drejtori i projektit “Beogradi në ujë”, Aleksandar Trifunoviç dhe anëtar i bordit, Eagle Hills nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, kanë nënshkruar një marrëveshje për investim të përbashkët në projektin “Beogradi në ujë” në vlerë prej mbi 3 miliard euro, raporton AA.

Kontrata nënkupton edhe fillimin zyrtar të projektit “Beogradi në ujë”, vendit urban, përgjatë lumit Sava, i cili do të mbulojë një sipërfaqe prej rreth një milion metra katror, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 2 milion metra katrorë.

a

Si pjesë e bashkësisë “Beogradi në ujë”, sipas master planit do të ndërtohen objekte banimi, tregtare, hotele të kategorive të larta dhe të mesme, institucionet arsimore, të kujdesit shëndetësor, ku më mbresëlënëse do të jetë “Kulla Beograd”, kulla ikonike që do të shikojnë në lumin Sava nga një lartësi prej rreth 200 metrash.

“Prandaj shqetësimi dhe dëshira jonë është që brezave të ardhshëm t’ju lejmë një Beograd dhe Serbi më moderne, më të bukur, më të hapur, më të suksesshme. Serbia dhe Beogradi në veçanti po ndërtohen dhe kjo është një mundësi e madhe për të zbatuar industrinë tonë të ndërtimit, makineritë dhe çdo industri të tjetër” tha ministrja Mihajloviq.

a

Mohamed Alabbar theksoi se kjo është një ditë e rëndësishme sepse ajo feston forcimin e lidhjeve midis dy vendeve dhe fillimi e një bashkëpunimi të mirë ekonomik.

“Projekti i madh i infrastrukturës së tillë siç është kjo mund të jetë me vlerë të madhe për të gjithë qytetarët, se do të rrisë nivelin e jetës për të gjithë qytetarët. Në kushtet e aktivitetit ekonomik, ky projekt mund të ketë një ndikim të madh duke e bërë të pranishëm këtu një teknikë të re të ndërtimit, trajnimit të personelit, dizajn të avancuar dhe të ngjashme”, tha Alabbar.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali, i cili tha se ky projekt do të ndryshojë jetën e Beogradit, perspektivën e qytetit, por gjithashtu do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës.

“Është e rëndësishme edhe në kontekst më të gjerë, duke pasur parasysh se përmes një projekti të tillë të madh, ne tregojmë se kemi krijuar një mjedis të favorshëm për investime dhe se mund të tërheqim investitorë të mëdhej, dhe gjithashtu ti mbajmë ata”, tha Sinisha Mali.

a

Para ndërtesës të “Geozavod” ku është nënshkruar kontrata, janë mbledhur qindra qytetarë të cilët kundërshtojnë projektin. Ata pritën që nënshkruesit të dalin nga ndërtesa që tu shprehin pakënaqësitë e tyre. Rruga ishte mbyllur për trafikun, ndërsa një numër i oficerëve të policisë ka siguruar që të mos ndodh takimi i direkt i dy palëve dhe incidentit të mundshëm.