Beogradi kërkon pjesëmarrje masive të serbëve në zgjedhjet e Kosovës

Në një seancë të sotme në Parlamentin e Serbisë, u është bërë apel të gjithë serbëve të Kosovës, që në numër sa më të madh të marrin pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të 8 qershorit. 

Lajme

22/05/2014 17:59

Përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës në Parlamentin e Serbisë, kanë thënë se përfaqësimi i përbashkët i serbëve në Kuvendin e Kosovës, garanton një forcë politike për këtë komunitet.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar se është e pa pranueshme dhe joproduktive që serbët e Kosovës të jenë margjinalizuar dhe të izoluar nga jeta politike.

“Serbët mund të ndikojnë në cilësinë e ligjeve dhe atyre dispozitave ligjore që janë në interes të popullit serb, ndërsa të pengojnë miratimin e vendimeve që janë kundër interesave të tyre”, ka thënë Drecun.

Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme duhet të rrumbullakohet kapaciteti i ndikimit të serbëve në jetën politike në Kosovë.

“Me këto zgjedhje, serbët do të duhet të rrumbullakon ndikimin e tyre në zhvillimet politike në Kosovë, pasi që kjo do të kontribuonte në normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe funksionalizimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë”.

“Pritet që Lista Serbe të zhvillojë një fushatë pozitive, t’i largojë përçarjet dhe ta bëjë të gatshëm terrenin për hyrje në Parlamentin në Prishtinë”.