Benzema–Ronaldo, tandemi shkatërrues

Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo është një tandem vërtetë shkatërrues. Dyshja madrilen ka realizuar 47 gola në La Liga këtë sezon, tre më shumë se dy shënuesit më të mirë të Barcelonës, Messi e Sanchez.

Sport

02/05/2014 23:04

Yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo e Karim Benzema po shkëlqejnë në këtë fund të sezonit në La Liga, por edhe më gjerë.

Portugezi, pasi e kaloi lëndimin, ka qenë protagonist në eliminimin e Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me dy gola të realizuar në Allianz Arena.

Nga ana e tij, Benzema tashmë nuk shquhet vetëm për golat e tij, por edhe për rëndësinë që ka në sistemin e lojës së Carlo Ancelottit.

Këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 30 gola në La Liga. Një shifër luksoze, të cilën e kalon për të katërtin vit rresht.

Ndërkohë, sulmuesi francez ka shënuar 17 gola këtë sezon. Në këtë mënyrë, Benzema është duke synuar ta thyejë rekordin e tij personal në La Liga, kur kishte shënuar 21 gola në sezonin 2011/12.

Kjo nënkupton se dyshja Benzema-Ronaldo qëndrojnë më mirë se dyshja e Barcelonës, Lionel Messi, me 27 e Alexis Sanchez, 17 gola.

Benzema po ashtu ka dhuruar 7 asistime, ndërsa Ronaldo 8, së bashku 15.

Në këtë aspekt, ata humbin nga Alexis e Messi, që së bashku kanë 20 asistime, me 10 për kokë.