Benzema shumë pranë transferimit te Arsenali

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është shumë pranë transferimit te skuadra e Arsenalit.

Sport

23/08/2015 09:41

Daily Star shkruan se Benzema është vetëm një hap të vogël larg transferimit te skuadra e Arsenalit.

Real Madridi dëshiron plotë 50 milionë funte për shërbimet e sulmuesit francez.

Lojtari nuk është ftuar fare në skuadrën e Realit për ndeshjen e sotme kundër Sporting Gijonit, e cila është ndeshja e parë e Realit për sezonin e ri të La Ligas.