Benzema: Ronaldo më i miri i të gjitha kohëve

7:50 | 17 Mars 2014

Benzema

Karim Benzema mendon se bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve. Ylli portugez e fitoi Topin e Artë së fundmi, por dyshimi i të gjithëve është se cili në mes tij dhe Lionel Messit është futbollisti më i mirë në botë për momentin. Mirëpo, përfaqësuesi […]

Karim Benzema mendon se bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve.

Ylli portugez e fitoi Topin e Artë së fundmi, por dyshimi i të gjithëve është se cili në mes tij dhe Lionel Messit është futbollisti më i mirë në botë për momentin.

Mirëpo, përfaqësuesi francez insiston se ish futbollisti i Manchester Unitedit, i cili i ka realizuar 25 gola nga 24 ndeshje të zhvilluara në ligë për Los Blancos, është futbollisti më i mirë në histori.

Ish sulmuesi i Olympique Lyonit e konsideron si një mik të mirë ish futbollistin e Sporting Lisbonës.

“Ai më ka bërë të ëndërroj dhe ende më bën të ëndërroj. Për mua, ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Unë luaj me lojtarin më të mirë në botë. Ai sillet si duhet brenda dhe jashtë fushës dhe unë mësoj shumë nga ai”, deklaroi Benzema për Telefoot.

Francezi u kritikua shumë në sezonet e kaluar, por këtë edicion ka shpërthyer duke shënuar 21 gola nga 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi insiston se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe se aty mund të zhvillohet si lojtar.

“Kam pasur periudha të vështira në klub dhe në përfaqësuese, por gjithmonë besoj në vetveten dhe e kam shijuar mbështetjen e familjes. Ky momentali ka qenë një sezon i mirë deri tash”.

“Njerëzit më gjykonin vetëm tek golat. Unë nuk dorëzohem kurrë, por ishte një periudhë e gjatë. Unë punoj, bëj eksperiencë dhe kam lojtarë të jashtëzakonshëm përreth meje, kështu që vetëm mund të mësoj”, vijoi Benzema.

Sa i përket Ligës së Kampionëve, ai nuk mendon se në garë për ta fituar këtë trofe janë vetëm Reali dhe Bayerni, pasi ai përfshin edhe Chelsean e PSG’në.

Benzema do ta ketë mundësinë ta shijojë Botërorin e parë në karrierë dhe beson se Franca mund të impresionojë në Brazil.