Benzema rikthehet në aksion, luan në miqësoren kundër Leganes

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është rikthyer. Francezi pësoi një lëndim në stërvitje me kombëtaren e ‘Gjelave’ që ia pamundësoi pjesëmarrjen në Kampionat Botëror. Megjithatë, lajme të mira ka në kampin madrilen, pasi sulmuesi është rikthyer në fushat e blerta, transmeton lajmi.net. Karim Benzema është rikthyer në aksion pasi Real Madrid zhvilloi një lojë…

Sport

15/12/2022 21:31

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është rikthyer.

Francezi pësoi një lëndim në stërvitje me kombëtaren e ‘Gjelave’ që ia pamundësoi pjesëmarrjen në Kampionat Botëror.

Megjithatë, lajme të mira ka në kampin madrilen, pasi sulmuesi është rikthyer në fushat e blerta, transmeton lajmi.net.

Karim Benzema është rikthyer në aksion pasi Real Madrid zhvilloi një lojë stërvitore kundër Leganes në ‘Valdebebas’.

Ndeshja përfundoi 1:1 dhe golashënues për ‘Mbretërit’ ishte Toni Kroos./Lajmi.net/