Benzema: Reali më i fortë këtë sezon

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema thotë se ekipi i tij është më i fuqishëm në aspektin mental sesa sezonin e kaluar, ndërsa bën me dije se madrilenët janë përgatitur për duelin çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit. Të dyja ekipet u përballën në gjysmëfinale sezonin e kaluar, kur Dortmundi shkoi në finale…

Sport

01/04/2014 17:53

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema thotë se ekipi i tij është më i fuqishëm në aspektin mental sesa sezonin e kaluar, ndërsa bën me dije se madrilenët janë përgatitur për duelin çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.

Të dyja ekipet u përballën në gjysmëfinale sezonin e kaluar, kur Dortmundi shkoi në finale pas rezultatit të përgjithshëm 4:3.

“Gjithçka ka shkuar mirë deri tash. Ne jemi kualifikuar në çerekfinale dhe po e shijojmë një moment të mirë. Ne i kemi fituar pothuajse të gjitha ndeshjes dhe mendoj se ekipi ndihet mirë”, deklaroi sulmuesi francez për Uefa.com.

“Mendoj se Dortmundi i ka lojtarët e njëjtë, por ata kanë pasur shumë lëndime këtë sezon. Ne e kemi lënë prapa krahëve atë që ka ndodhur sezonin e kaluar dhe tash e kemi një ekip të ri, me mentalitet të ri. Ne nuk po mendojmë për ta, edhe pse kanë ekip të fortë”.

“Do ta bëjmë më të mirën për ta kaluar këtë fazë. Synim yni është t’i fitojmë të tre titujt dhe mendoj se mund t’ia dalim mbanë”.

“E kemi një ekip të mirë, skuadër të fuqishme për ta bërë këtë. Trajneri Ancelotti i ka sjell stabilitet ekipit dhe kjo është e rëndësishme”, përfundoi 26 vjeçari.