Benzema: PSG do ta eliminojë Barcelonën

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i bindur se PSG ka të gjitha gjasat e duhura për të eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Sport

29/03/2015 11:04

Benzema ka thënë se PSG mund të arrijë që ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve, edhe pse Blaugranët konsiderohen favorit për këtë përballje.

“PSG është një skuadër e shkëlqyer, kjo është e gjitha. Do të jetë më e vështirë se zakonisht për Barcelonën, sepse PSG është një skuadër që ka rritur qëndrimin në Ligën e Kampionëve”.

“Do të jetë shumë e vështirë për Barcelonën. PSG ka të gjitha mundësitë për të shkuar më tutje”, përfundoi deklaratën Benzema për të përditshmen franceze, Le Parisien.