Benzema për “panenkan” e shënuar: Portierët m’i studiojnë penaltitë, më duhej ta ndryshoja

Karim Benzema e ka komentuar golin e shënuar në stilin “panenka” ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Sport

26/04/2022 23:34

Francezi, rreth minutës së 80, shënoi me stil nga pika e bardhë për ta ngushtuar epërsinë e vendasve në 4-3.

I pyetur për këtë pas ndeshjes, ai u shpreh: “Portierët janë duke m’i studiuar penaltitë. Më duhej ta ndryshoja formën e të ekzekutuarit”, tha ai, transmeton lajmi.net.

34-vjeçari u pyet edhe për Topin e Artë, por, si një sulmues teknik, arriti ta “driblojë” pyetjen me një përgjigje diplomatike.

“Jam i interesuar vetëm për Champions League dhe La liga”, përfundoi ai.

Benzema sonte shënoi dy gola kundër Citizens, duke i dhënë Realit një rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit. /Lajmi.net/