Benzema nuk shënon, vrapon
Tifozët në Santiago Bernabeu janë duke e vërshëllyer shpeshherë me arsyetimin se nuk po angazhohet sa duhet. Mirëpo, Karim Benzema – edhe pse nuk arriti të shënojë gol – në fitoren 4-0 ndaj Copenhagenit në xhiron e dytë të ndeshjeve në Grupin B në Ligën e Kampionëve, për 80 minuta sa luajti, vrapoi gati 10…

Sport
Tifozët në Santiago Bernabeu janë duke e vërshëllyer shpeshherë me arsyetimin se nuk po angazhohet sa duhet.
Mirëpo, Karim Benzema – edhe pse nuk arriti të shënojë gol – në fitoren 4-0 ndaj Copenhagenit në xhiron e dytë të ndeshjeve në Grupin B në Ligën e Kampionëve, për 80 minuta sa luajti, vrapoi gati 10 kilometra (9.82), mbi mesataren e ekipit prej 9.4 kilometrash për futbollist.
Pas ndeshjes, francezi bëri me dije se ka marrë mesazhin e Bernabeut dhe është duke dhënë maksimumin që të punojë më tepër.
Kundër Copenhagenit, Benzema vrapoi më tepër se Cristiano Ronaldo, edhe pse kaloi më pak minuta në fushë se ylli portugez. Ai ka realizuar vetëm dy gola në ligë dhe dy në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Bashkëlojtarët e tij janë duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre që të shërbejnë përkrahje.