Benzema: Kam qeshur me spekulimet për Arsenalin

Karim Benzema ka treguar se kurrë nuk ka qenë afër ndonjë kalimi te Arsenal.

Sport

18/10/2015 22:02

Benzema ka treguar se ka qeshur me spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te ‘Gunners’.

“Kurrë. Si çdo verë, qeshë me këtë gjë me vëllaun tim dhe miqtë. Presim nga media që të fillojë me këto spekulime”, ka thënë francezi.

“Për mendimin tim Real dhe Barça janë maja e futbollit. Pse do të doja të largohesha? Jam startues për ekipin më të mirë në botë. Jam i lumtur, është kaq e thjeshtë”, shtoi Benzema