Benzema, i pamjaftueshëm
Selektori i Francës, Didier Deschamps i ka bërë thirrje sulmuesit Karim Benzema të përmirësojë lojën e tij dhe t’i jap fund serisë së paraqitjeve të zbehta për Trekolorët. 25-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola në 28 paraqitjet e fundit për Francën, kurse është duke u vërshëllyer vazhdimisht nga tifozët e Real Madridit në Santiago Bernabeu.…
Sport
Selektori i Francës, Didier Deschamps i ka bërë thirrje sulmuesit Karim Benzema të përmirësojë lojën e tij dhe t’i jap fund serisë së paraqitjeve të zbehta për Trekolorët.
25-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola në 28 paraqitjet e fundit për Francën, kurse është duke u vërshëllyer vazhdimisht nga tifozët e Real Madridit në Santiago Bernabeu.
“Ai e di se çka pres prej tij dhe ai e kupton se duhet të bëjë më tepër për mua”, deklaroi Deschamps për Radio Francia Internacional.
“Problemi me Benzeman është se ai ka qenë i pamjaftueshëm për një kohë të gjatë. Ai ka thënë se nuk është ndikuar nga kritikat, por më jep përshtypjen e një futbollisti që nuk është në rregull”, u shpreh Deschamps.