Benzema “i hedh benzinë zjarrit”: Me Mbappen do të shënojmë shumë gola

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, në një intervistë për L’Equipe, ka shtuar edhe më shumë zërat për një kalim të mundshëm të Kylian Mbappe te “Los Blancos”.

Sport

05/04/2022 09:38

Ylli francez, që luan me Mbappe edhe në kombëtarën e Francës, është shprehur se së bashku me 23-vjeçarin do të shënojnë shumë gola.

“Kur ta marrim Mbappen, do të shënojmë të dy shumë gola”, shprehet ai, shkruan lajmi.net.

Benzema ishte ndër të parët që e mirëpriti francezin në “Bernabeu”, duke postuar së bashku foto në Instastory, pas ndeshjes Real Madrid – PSG, të cilën “Los Blancos” e fituan 3-1 si vendas. /Lajmi.net/