Benzema freskohet me ujë në stërvitje, por e ruan agjërimin e tij

Agjërimi nuk e ka penguar aspak sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman në fushën e lojës. Futbollisti francez po shkëlqen me golat e shënuar, duke mos e ulur ritmin, pavarësisht se i duhet të luajë dhe të stërvitet i paushqyer përgjatë ditës. Kurioziteti është i madh për të mësuar se si lojtarët arrijnë të përballojnë…

Sport

11/04/2023 20:32

Agjërimi nuk e ka penguar aspak sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman në fushën e lojës.

Futbollisti francez po shkëlqen me golat e shënuar, duke mos e ulur ritmin, pavarësisht se i duhet të luajë dhe të stërvitet i paushqyer përgjatë ditës.

Kurioziteti është i madh për të mësuar se si lojtarët arrijnë të përballojnë urinë dhe etjen në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke qenë se u duhet të shpenzojnë shumë energji gjatë stërvitjeve.

Përgjigjen e jep Karim Benzema. Kamerat kanë filmuar sulmuesin e Realit me enjë shishe uji në dorë.

Fituesi i Topit të Artë lag gojën e tij për një moment dhe më pas e nxjerr ujin sërish jashtë gojës së tij.

Një veprim i tillë është i lejuar gjatë agjërimit, sidomos në kushte të sforcimit fizik, si në rastin e Benzemas.