Benzema është gjysma e Real Madridit

15:10 | 25 Gusht 2019

Që nga kthimi i Zinedine Zidane në Real Madrid, Karim Benzema ka shënuar gjysmën e golave të skuadrës.

Sulmuesi francez ka qenë përgjegjës për dhjetë nga 20 golat e shënuar nga Los Blancos që kur Zidane filloi për herë të dytë në krye të klubit.

Benzema tani ka dy gola në sezonin aktual, pas shënoi ndaj Celta Vigos dhe kundër Real Valladolid të shtunën, përcjell lajmi.net.

Benzema mori rolin e golashënuesit pas largimit të Cristiano Ronaldos, duke shpëtuar ekipin atëherë kur duhej sezonin e kaluar dhe shënoi 30 gola në total.

Fillimi i tij i shkëlqyeshëm në këtë edicion e ka përforcuar vendin e tij në formacionin startues përkundër ardhjes së Luka Jovic.

“Duhet të jesh me të vërtetë solid ndaj Real Madrid sepse ata mund të shënojnë gol nga asgjë, siç bëri Benzema”, tha mbrojtësi i Valladolid, Nacho.

Benzema me siguri nuk e ka humbur prekjen e tij të golave nga viti i kaluar. /Lajmi.net/