Benzema drejt Arabisë Saudite, Real Madridi gjen zëvendësuesin e tij në Premierligë

Karim Benzema raportohet se mund të largohet nga Real Madridi këtë verë për një transferim në Arabinë Saudite. Sulmuesi francez thuhet se ka marrë ofertë nga klubet arabe e cila është 200 deri në 300 milionë euro për dy vite kontratë, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net. “Mbretërit” në anën tjetër raportohet se kanë nisur interesimin…

Sport

30/05/2023 14:15

Karim Benzema raportohet se mund të largohet nga Real Madridi këtë verë për një transferim në Arabinë Saudite.

Sulmuesi francez thuhet se ka marrë ofertë nga klubet arabe e cila është 200 deri në 300 milionë euro për dy vite kontratë, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

“Mbretërit” në anën tjetër raportohet se kanë nisur interesimin për të siguruar pasuesin e Benzemas në rast të largimit.

Gjithnjë sipas mediave në Spanjë, Real Madridi shqyrton seriozisht shërbimet e sulmuesit anglez të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

29-vjeçari ka kontratë me “Spurs” deri në verën e vitit 2024 dhe mund të largohet nga Londra.

Harry Kane konsiderohet si një nga sulmuesit qendror më të mirë në botë.

Kane këtë edicion në Premierligë ka luajtur në 38 ndeshje, duke realizuar 30 gola dhe duke dhuruar tri asistime./Lajmi.net/