Benzema – Arsenal, ja çfarë thotë Wenger

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është ankuar se në treg nuk ka sulmues të mjaftueshëm kualitativ, pas spekulimeve rreth transferimit të yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

Merkato

22/08/2015 10:16

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ka mungesë të sulmuesve kualitativ, pas spekulimeve rreth transferimit të yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

“Gunners” raportohet se janë të interesuar për blerjen e sulmuesit francez, por Wenger ka thënë se nuk ka sulmues të mjaftueshëm e kualitativ në treg.

“Ka mungesë të sulmuesve në botë dhe treg andaj është një dallim i madh mes fuqisë financiare dhe aftësisë për transferimin e futbollistëve të nivelit të lartë”, u shpreh ai.