Benitez zëvendësuesi i Ancelottit?

Rafael Benitez është kandidati kryesor për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, i cili ka gjasa të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Sport

17/09/2014 17:59

Mediat italiane, më saktësisht Mediaset raporton se Benitez pritet të jetë zëvendësuesi i Ancelottit te skuadra e Real Madridit.

Lajmet e fundit që kanë qarkulluar nëpër media, kanë raportuar se Benitez do të largohet nga skuadra e Napolit, ndërsa Ancelotti pritet të largohet nga Los Blancos në fund të sezonit.

Trajneri i skuadrës italiane, disa ditë më parë në një deklaratë për media, ka zbuluar se Real Madridi ka tentuar dy herë transferimin e tij, gjatë kohës sa ishte trajner i Liverpoolit.

Luciano Spalletti pritet të jetë njeriu që do të udhëheq Napolin gjatë sezonit të ri.