Benitez rikthen Moratan në Real

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez dëshiron ta rikthejë sulmuesin Alvaro Morata nga Juventus.

Sport

08/06/2015 12:36

Rafael Benitezit i pëlqen Alvaro Morata.

Trajneri i ri i Real Madridit dëshiron ta shfrytëzojë opsionin e rikthimit të sulmuesit të Juventusit, raporton e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Los Blancos e shitën Moratan tek Bianconerët në verën e vitit të kaluar për 22 milionë euro.

Mirëpo, kanë mundësi ta rikthejnë në Bernabeu nëse paguajnë 35 milionë euro.

Dhe, paraqitjet e mira të Moratas në Juventus e kanë bindur Benitezin që të tentojë rikthimin e tij në Madrid.