Benitez nuk shqetësohet për Ronaldon
Rafael Benitez nuk është duke u shqetësuar pse Cristiano Ronaldo nuk po shënon gola.

Sport
Benitez ka deklaruar se ka besim te portugezi sepse si garanton gola, përkundër faktit që po kalon nëpër një krizë të vogël.
“Unë e shoh skuadrën shumë mirë, krijon shumë raste dhe do të shënojmë shumë gola. Ronaldo garanton gola dhe unë kam besim absolut në të”, tha Benitez gjatë konferencës për media para ndeshjes me Malmon.
Real Madrid dhe Malmo ndeshen të mërkurën në Ligën e Kampionëve.