Benitez nënshkruan me Realin

Ish-trajneri i Napolit, Rafael Benitez duket se ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën e Real Madridirt.

Sport

01/06/2015 19:16

Burimet shumë të afërta spanjolle me klubin e Realit, kanë konfirmuar se Benitez është trajner i ri i skuadrës së Los Blancos.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Realin, ndërsa me vete ka marrë gjithashtu dhe tre asistentët e tij, Del Moral, Valero dhe Gomez.

Përndryshe, prezantimi zyrtar i Benitezit si trajner i Realit do të bëhet të mërkurën, teksa raportet thonë se prezantimi në fjalë do të bëhet rreth orës 13:00.