Benitez në La Ligë

Rafael Benitez mund të rikthehet në La Ligë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

04/02/2016 15:51

Rafael Benitez është duke u përgatitur për rikthimin e tij në postin e trajnerit.

Pas shkarkimit nga Real Madrid, Benitez është duke pushuar.

Por, sipas mediave spanjolle, ai është kandidat për postin e trajnerit të Valencias, përcjell “Lajmi.net”.

Gary Neville është nën presion për të dhënë dorëheqje pas rezultateve të dobëta përfshirë turpërimin e pësuar nga Barcelona me rezultat 7:0 në Copa del Rey.

Andaj, Benitez mund të rikthehet te skuadra të cilën e shpalli kampion të La Ligës.